Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Masakra e 3-4 shkurtit të vitit 2000 ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës, mishëron nevojën për drejtësi

Shk 3, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e dy ditëve të tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Presidentja Osmani ka thënë se dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq nga banda të armatosura serbe, 25 të plagosur ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000, sikurse edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës, mishërojnë kujtesën dhe nevojën për drejtësi, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

 

Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit.

 

Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM