Build Skills with our trainings

Sign up now!

Chollet e uron Kurtin për marrëveshjen e arritur, pas negociatave të gjata dhe të vështira

Mar 23, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ata folën për takimin e nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, që u mbajt në fundjavën e kaluar në Ohër dhe për dakordimin e arritur mbi aneksin për zbatimin e Marrëveshjes Bazë sipas propozimit Evropian, të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Chollet e uroi kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur të shtunën, pas negociatave të gjata dhe të vështira.

Kryeministri Kurti e falënderoi këshilltarin e lartë Chollet për mbështetjen dhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë gjithë procesit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM