Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Tiranë mbahet takimi i përbashkët mes Komisioneve për AVL-të nga Kosova dhe Shqipëria 

Mar 23, 2023

Me iniciativën e të dy komisioneve për Armë të Vogla dhe të Lehta (AVL) dhe me mbështetjen e Programit për Siguri (KSSP) të UNDP-së, në Tiranë është mbajtur takimi bilateral në mes të Komisioneve Shtetërore për AVL, të  Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryesues të këtyre dy komisioneve, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Blerim Gashani dhe Zëvendësministri i  Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Besfort Lamallari, treguan se qëllimi i takimit të përbashkët ishte diskutimi dhe shkëmbimi i ideve për një projekt-propozim të përbashkët në kuadër të thirrjes për propozime nga fondi MPTF, që do të kontribuonte në avancimin dhe unifikimin e njohurive për fushën e AVL-ve në përgjithësi për zyrtarët institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjatë këtij takimi u propozua projekti i përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë: “Qasje e Përbashkët Institucionale e Integruar Ndërkufitare ndaj luftimit të Trafikimit të Armëve Ilegale dhe ndaj AVL-ve”. Qëllimi i projektit ndër të tjera është që deri në vitin 2024, të reduktohen ndjeshëm flukset e paligjshme të armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve, brenda dhe përtej Ballkanit Perëndimor, parandalimi i trafikimit (kontrabanda, tregtia e paligjshme dhe tranziti) të armëve të zjarrit dhe eksplozivëve, nëpërmjet përmirësimit të proceseve, pajisjeve dhe trajnimit të njësive të targetuara të zbatimit të ligjit, etj.

Të dy zëvendësministrat e brendshëm, Gashani dhe Lamallari, mbështetën këtë iniciativë të përbashkët dhe kërkuan nga anëtarët e të dy komisioneve shtetërore të përgatiten në identifikimin e nevojave të secilit vend si dhe fushat e interesit të përbashkët.   

Kryesuesit e të dy komisioneve nënvizuan se kjo iniciativë duhet të jetësohet në praktikë dhe kërkuan nga përfaqësuesit e zyrave të UNDP-së në vendet respektive, që në një afat sa më të shpejtë të merren me shqyrtimin, koordinimin dhe identifikimin e modaliteteve më të mira të zbatimit praktik të projektit të përbashkët, duke u siguruar dhe koordinuar ngushtë me SEESAC, OSBE, UNODC dhe akterët tjerë ndërkombëtarë, që mbështesin institucionet në zbatimin e udhërrëfyesit, në mënyrë që të evitojnë duplifikimet e aktiviteteve, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM