Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Me fat muaji i Ramazanit, muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe e lumturi në zemrën e secilit

Mar 23, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtaret e besimtarët muslimanë Ramazanin duke thënë se ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra, bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi, me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak, me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta dhe me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!

 

Agjërim të lehtë e të pranuar.

 

Paqja qoftë mbi ju!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM