Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Përurohen hapësirat e rinovuara të Laboratorit në Spitalin e Prizrenit

Mar 23, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, zëvëndës drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, Dr. Hasan Arzoallxhiu, zv. drejtor i Spitalit të Prizrenit, Osman Hajdari, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Fevzi Xhemali, drejtor i Infermierisë dhe dr. Shpresa Elshani, shefe e Laboratorit, kanë përuruar hapësirat e rinevuara të Laboratit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Zv. drejtoreshë e përgjithshme e SHSKUK-së, para mediave ka premtuar angazhimin për investime në të gjitha njësitë përmërëse të SHSKUK-së me qëllim të përmirësimit ambientit dhe kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët

Me hapësirat e rInovuara të laboratorit janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë për stafin e laboratorit si dhe ngitjen e cilësisë në ofrimin e shërbimeve për pacientë.

Renovimi i hapësirave të laboratorit është projekti i parë i nisur qysh në ditët e para të marrjes së detyrës së drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, më 28 qershor të vitit 2022, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM