Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Marrëveshja për bashkëfinancimin e bursave ka për qëllim promovimin e lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë

Mar 23, 2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se në mesin e shumë vendimeve të votuara në mbledhjen e Qeverisë, ishin edhe dy pika të rëndësishme për fushën e arsimit, Projekligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Arsimit të Lartë në Nivelin Master në mes të MAShTI dhe Ambasadës së Francës, Propozim vendimi i MAShTI për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit–IBCM.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se marrëveshja për bashkëfinancimin e bursave ka për qëllim promovimin e lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë dhe përforcimin e bashkëpunimit ekzistues në këtë fushë, marrëveshja është për një periudhë 6 vjeçare dhe do të mbështes 12 studentë të Kosovës për të studiuar në Francë, ndërkaq, sa i përket pikës 2, në koordinim me Zyrën e BE-së, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të Kolegjit Ndërkombëtar të Mitrovicës, kemi themeluar grupin punues me qëllim të gjetjes së qëndrueshmërisë financiare për këtë institucion.

IBCM shtrihet në dy kampuse, në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut duke përfshirë komunitete të ndryshme në Kosovë.

 

Procesi i themelimit dhe të gjitha veprimet tjera drejt funksionalizimit të këtij institucioni, do të udhëhiqen nga këshilli iniciues që do të themelohet nga MAShTI.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM