Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Identifikohen barna të kondrabanduara pa banderola, mbyllet një barnatore

Mar 23, 2023

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar një operacion në rajonin e Pejës sipas Planit Operativ të përcaktuar, ku janë kontrolluar dhjetë (10) subjekte biznesore – barnatore për të cilat ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se të njëjtat biznese janë duke shitur produkte farmaceutike pa banderola, dhe të njëjtat produkte dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Ky operacion ka qenë i koordinuar së bashku me Doganën e Kosovës (Njësia e Antikontrabandës) dhe Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore ku në gjashtë (6) prej tyre është gjetur sasi e konsiderueshme e produkteve farmaceutike pa banderola.

– Biznesi 1, në tri (3) njësi janë gjetur: 398 lloje të barnave pa banderola, 40 copë barna me banderola të falsifikuara, një produkt narkotik pa licencë. Të njëjtit biznes i është lëshuar vendimi nga inspektorati farmaceutik për mbyllje të biznesit pasi që ka qenë duke punuar pa farmacist përgjegjës;

– Biznesi 2, në dy (2) njësi janë gjetur: 203 lloje (produkte) medicinale pa banderola;

– Biznesi 3, në një (1) njësi janë gjetur: 80 lloje (produkte) medicinale pa banderola;

Tre (3) pronarë të bizneseve-barnatoreve janë shoqëruar në Stacion Policor dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve lidhur me veprat penale të cekura më lartë.

Në disa barnatore janë pronarët e njëjtë të disa barnatoreve në qytetin e Pejës.

Është konfiskuar sasia e barnave pa banderola që dyshohet se janë të kontrabanduara, me procedura të cilat do të merret më tutje njësia e Antikontrabandës nga Dogana e Kosovës, kurse Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE-DHKEK) nga Policia e Kosovës procedon lëndën në aspektin penal pranë Prokurorisë kompetente.

Pas intervistimit personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Pejë janë liruar në procedurë të rregullt, kurse rastet iniciohen për “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “ Kontrabandim të mallrave”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM