Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret në takim nobelistin Dr. Dan Shechtman

Maj 5, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim nobelistin Dr. Dan Shechtman, ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe Konsullin e Nderit në Austri, David Ungar-Klein.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, kryetari Konjufca dhe nobelisti Shechtman diskutuan për raportet e ngushta që Kosova dhe Izraeli kanë midis tyre, si dy vende mike, si dhe për forcimin e bashkëpunimit, përfshirë shkëmbimin e përvojave parlamentare.

“Republika e Kosovës dhe Izraeli gëzojnë partneritet strategjik dhe kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe. Në këtë frymë vlerësojmë se mundësitë për thellimin e miqësisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit janë të shumta dhe me interes të ndërsjellë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca. ​

Duke rikujtuar historinë e raporteve miqësore midis shqiptarëve dhe hebrenjve, kryetari Glauk Konjufca falënderoi Shechtman për mbështetjen që Izraeli i ka dhënë Kosovës në kohë dhe rrethana të ndryshme, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM