Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon në Seul ish-sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon

Maj 5, 2023

Gjatë qëndrimit të tij në Korenë e Jugut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Japoni i cili mbulon edhe Korenë e Jugut, Sabri Kiçmari dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka takuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Në takim u fol për rolin që Ban Ki-moon kishte në procesin e shpalljes Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërkohë që Kryeministri e njoftoi atë në lidhje me arritjet dhe zhvillimet në Kosovë që prej atëherë, e veçanërisht së fundmi.

Ai tha se në dy vitet e fundit Kosova ka shënuar zhvillim ekonomik dhe progres demokratik, që është njohur dhe vlerësuar edhe nga raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare.

Më tutje kryeministri Kurti e ka njoftuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për procesin e integrimit të Kosovës në BE, kalimin me sukses të hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe vizitën e tij. Ai u shpreh se i gëzohet zhvillimeve pozitive në Kosovë dhe është i interesuar që në një moment të volitshëm të vizitojë rajonin për të parë nga afër zhvillimet pozitive.

Gjatë këtij takimi, Ki-moon ka përshkruar edhe rrethanat në OKB përgjatë procesit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM