Build Skills with our trainings

Sign up now!

MM: Kolonel Ismajl Brahimi diplomon me sukses në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të ShBA-së

Qer 9, 2023

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Kolonel, Ismajl Brahimi diplomoi me sukses në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kolegji Kombëtar i Luftës në Fort McNair Washington D.C.

Të pranishëm në ceremoni ishin, kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Mark A. Milley, nga Forcat Ajrore të ShBA-së, gjeneral lejtënant, Michael T. Plehn, si dhe Komandanti i Kolegjit Kombëtar të Luftës, gjeneral brigade Jeffrey H. Hurlbert.

Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik po vazhdon investimin në avancimin profesional të ushtarakëve të FSK-së, si njërin ndër objektivat më të rëndësishme të ministrisë në përmbushjen e qëllimit për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s, për të qenë kontribues në ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM