Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takohet me O’Brien: Konfirmohet përkrahja e vazhdueshme e ShBA-ve ndaj Kosovës

Nën 11, 2023

Në Paris, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvendës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

Duke folur mbi progresin ekonomik e demokratik të Republikës së Kosovës, Kurti theksoi se dëshmitë e shumta të raporteve e indekseve ndërkombëtare tregojnë se vendi ynë ndodhet në trajektoren e duhur.

Ai theksoi se Republika e Kosovës i përket familjes evropiane e demokracive perëndimore dhe mbetet e përkushtuar maksimalisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO si objektiva kryesorë strategjik.

Vendi ynë mbetet i angazhuar dhe në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër të energjisë, ku dhe po zbatohet Programi i Kompaktit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Gjithashtu, kryeministri Kurti foli dhe mbi projektet ekzistuese e të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës.

U fol dhe mbi procesin e dialogut, ku kyeministri Kurti veçoi faktin se Kosova ka qenë e vazhdon të jetë palë konstruktive, e dedikuar dhe angazhuar për hapa të rëndësishëm tutje në proces. Nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

Në përfundim, Zëvendës Sekretari O’Brien konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-ve ndaj Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për takimin, bisedën e frytshme dhe miqësinë e partneritetin mes dy vendeve tona, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM