Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Qeveria Kurti ka kontribuar në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna

Nën 11, 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për vitin 2021, në buxhetin e përgatitur nga qeveria e udhëhequr nga LDK, e ku edhe Ministria e Financave udhëhiqej nga ta, buxheti për Komunën e Prishtinës ka qenë: 87.6 milionë euro ku nga to 58.5 milionë ishin mbështetje nga qeveria, ndërsa 28.2 milionë euro ishin të hyrat vetanake, kurse për vitin 2024, me Qeverinë Kurti, buxheti për Komunën e Prishtinës është: 123.7 milionë euro ku nga to 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet t’i mbledhë.

Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna.

Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM