Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hamza: Nesër zgjedhim kryetarin e ri të partisë, PDK do të dalë më e fuqishme nga ky proces

Kor 2, 2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media ka folur lidhur me mbajtjen e Konventës së dhjetë të PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Hamza ka theksuar se në këtë Konventë që do të mbahet nesër, gara për të të kandiduar për kryetar të partisë ka qenë e hapur, ndonëse është paraqitur vetëm Memli Krasniqi, i cili zotëron integritet të lartë profesional dhe politik për këtë pozitë, si dhe ai ka marrë përkrahjen e të gjithë anëtarëve dhe strukturave.

“Ka qenë një proces i hapur. Të gjithë ata që kanë pasur dëshirë dhe gatishmëri kanë mundur të hyjnë në garë për t’u zgjedhur si kryetar i PDK-së. Aktualisht e kemi një kandidat dhe ai është Memli Krasniqi, një personalitet i cili i plotëson të gjitha kushtet për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së.“, ka thënë Hamza

Ai ka thënë se PDK-ja ka treguar qëndrueshmëri edhe pse ka qenë e goditur nga shkuarja e kKryetarit Veseli dhe presidentit Thaçi në Hagë.

“Eshtë një proces për ta zgjedhur një kryetar i cili e kthen PDK-në fuqishëm drejt fitores për ta qeverisur vendin. Ne kemi treguar një qëndrueshmëri dhe kemi arritur që të jemi partia më e madhe opozitare.”, ka përfunduar ai, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM