Build Skills with our trainings

Sign up now!

Agrobizneset e grave nga mbarë Kosova ekspozojnë produkte në Panairin në Prishtinë

Tet 14, 2022

Panairi i hapur me 22 agrobiznese që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë synon promovimin dhe mbështetjen e grave në bujqësi dhe ofron produkte të shumëllojshme ku keni mundësinë t’i provoni për degustim.

Ky panair organizohet si pjesë e fushatës për mbështetjen e grave në bujqësi “Nga Ne, Për Ju”.  Përmes kësaj ngjarjeje, qytetarëve, njëkohësisht konsumatorëve, ju mundësohet që të njihet me  afër me punën sakrifikuese të këtyre grave dhe me sukseset e tyre, si dhe mund t’i mbështesin  ato duke blerë produktet e preferuara.

Në tendat me produktet e shumta, vizitorët e panairit gjithashtu kanë mundësi të lexojnë apo të  marrin me vete edhe një broshurë ku shpërfaqen tregimet e këtyre ndërmarrëseve në një formë  më të afërt e më personale.

Në këtë ngjarje të organizuar sot në Prishtinë fjalë rasti kishin edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u shpreh se “si ministër do të jem gjithmonë në mbështetje të  zhvillimeve të tilla”, ndërsa Schaumberger theksoi se “jemi të kënaqur që shohim këto  agrobiznese të udhëhequra nga gratë – biznese të zhvilluara dhe konkurruese”.

Në ngjarjen e organizuar për këtë qëllim fjalë rasti mbajtën Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës  Donjeta Sahatçiu, drejtuesja e Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosove, Sandra Horina, si dhe organizata CVNP.

Organizata “EcoKosWomen” do të vazhdojë të mbështesë gruan kosovare me organizime të tilla, trajnime, e avokime dhe për të mbështetur barazinë gjinore, gjithëpërfshirjen sociale dhe  zhvillimin e gruas në bujqësi.

Ky panair u realizohua nga organizata “EcoKosWomen” me mbështetjen e Projektit SIRED  (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik dhe Rural) nga Caritas-i Zviceran i cili  financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), dhe projektit SUNREED nga CNVP  që financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA), thuhet në komunikatën për media e ECOKOS.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM