Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjykata Supreme pranon 15 ankesa të subjekteve politike, 9 i refuzon dhe 6 në shqyrtim

Mar 11, 2021

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka pranuar 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Të përfunduara janë nëntë ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh, thuhet në faqen zyrtare të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në Gjykatë Supreme, ankesë kanë paraqitur kandidatët dhe subjektet si në vijim:

Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)

Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( e refuzuar)

Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021

Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( e refuzuar)

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021

Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)

Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)

Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)

Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)

Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021

Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)

Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (e refuzuar)

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM