Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në QKUK, Klinika e Onkologjisë,do të bëhet me Akcelerator linear. Kjo pajisje është e domosdoshme pasi brenda një kohe të shkurtër do të largohet lista e pritjeve.
Po ashtu, kjo pajisje do ta bëj të mundshme edhe trajtimin me metodat më të sofistikuara siç është IMRT dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen jashtë Kosovës.
Një pajisje e tillë është blerë në vitin 2008 dhe se vlera e projektit është rreth 1.5 milion, ka thënë Zemaj në postimin e tij në Facebook.